Boston 50 pikë diferencë në fitoren e 43 sezonale – Shqip

by admin
Spread the love

Tetë fitore të vendasve dhe pesë ta atyre mysafire është epilogu I 13-të ndeshjeve të zhvilluara sot në kampionatin amerikn të basketbollit NBA.. Skuadra e Boston vazhdon të mbetet më e suksesshme në këtë sezon, ndërsa në ndeshjen e sotme ka shënuar edhe rezultatin më të thellë në sezonin 2023/2024, duke e mundur Brooklynin me 50 pikë diferencë 136-86, që ishte edhe fitorja e 43 sezonale . Më efikas në këtë takim ishte Pritchard me 28 pikë e White me 27.

Ekipi I Lakers ka regjistruar fitoren e tretë radhazi , kësaj radhe kundër Utah Jazz në transfertë me rezultatin 138-122. Davis me 37 pikë e Hachimura me 36 pikë ishin më të mirët e këtij takimi. Në transfertë ka shënuar fitore edhe ekipi tjetë I Los Angeles, Clippersi që mundi ekipin Golden State Warriors me rezultatin 130-125.. Për Clippers shkëlqeu Harden me 26 pikë.

Kampioni në fuqi Denver ka zhgënjyer tifozët vendas duke humbur nga Sacramento, 98-102. Më efikas te skuadra fituese ishte De’Aron Fox me 30 pikë . Disfatë në terrenin vendas ka pësuar edhe Philadelphia ndaj Miamit 104-109 . Memphis mundi Houstonin 121-113, ndërsa Dallas fiton kundër San Antonio, 116-93 .

Rezultatet e sotme:

Charlotte – Atlanta, 122-99

Orlando – New York, 118-100

Philadelphia – Miami, 104-109

Boston – Brooklyn, 136-86

Cleveland – Chicago, 108-105

Toronto – Indiana, 125-127

Memphis – Houston, 121-113

Nju Orleans – Washington, 133-126

Dallas – San Antonio, 116-93

Denver – Sacramento, 98-102

Phoenix – Detroit, 116-100

Utah Jazz – Lakers, 122-138

Golden State – Clippers, 125-130

You may also like