Bosi i klanit Casalesi pendohet pas 26 vitesh burg, “Sandokani” nis bashkëpunimin me drejtësinë

by admin
Spread the love

Një nga bosët e Camorra-s, Francesco Schiavone, për të cilin hetuesit italianë kanë bindjen se ruan sekrete të rëndësishme të botës së mafias napolitane, është penduar pas 26 vitesh, që qëndron pas hekurave.

I njohur si “Sandokan”, kreu i klanit Casalesi ka nisur të bashkëpunojë me magjistratët pas gati 3 dekadash në burg.

Schiavone u arrestua në vitin 1998 dhe u dënua me burgim të përjetshëm në procesin gjyqësor “Spartacus”, ku u shpall fajtor për disa krime.

Në vitin 2018 ishte djali i tij Nikola, i pari në familje që shpalli pendesën dhe bashkëpunoi me drejtësinë. Në vitin 2021 edhe djali i dytë i familjes, Walter, vendosi të bashkëpunonte. Dy djemtë e tjerë të tij, Emanuele Libero, i cili do të lirohet nga qelia gushtin e ardhshëm dhe Carmine mbeten në burg.

Ditët e fundit policia shkoi në Casal di Principe për t’u propozuar të afërmve të liderit të klanit, përfshirë djalin e tij Ivanhoe, të hynin në programin e mbrojtjes nga shteti, duke konfirmuar gatishmërinë e “Sandokan” për të bashkëpunuar me prokurorët nga Napoli.

Vendimi i Francesco Schiavone mund të jetë një mesazh i synuar për botën e jashtme, duke hequr dorë nga riorganizimi i klanit të tij mafioz dhe vendosur një gur varri mbi aspiratat e pasardhësve të tjerë të mundshëm.

Bashkëpunimi i Francesco Schiavone me drejtësinë është shpresa e gjyqtarëve për të hedhur dritë mbi disa mistere të pazgjidhura, si vrasja në Brazil në vitin 1988 e themeluesit të klanit Antonio Bardellino, ose mbi lidhjet mes Camorra-s dhe politikës në Itali.

I martuar me Giuseppina Nappa, ai ka gjashtë fëmijë me të (katër djem dhe dy vajza), dy të fundit në arrati. Tashmë 70-vjeçar, ai ka marrë pseudonimin Sandokan, për shkak të ngjashmërisë së tij me aktorin e serialit të njohur televiziv Kabir Bedi.

 

The post Bosi i klanit Casalesi pendohet pas 26 vitesh burg, “Sandokani” nis bashkëpunimin me drejtësinë appeared first on American Eye.

You may also like