Boris Johnsonit i merret patenta? – Shqip

by admin
Spread the love

Si përfundoi Boris Johnson duke udhëtuar në gjendje të dehur në një rrugë fshati në Holandë?

Kjo ishte edhe pyetja e policisë holandeze që arrestoi një person që kishte goditur një shtyllë dritash pranë Groningenit.

Te ai u gjet një patent false ukrainase në emër të ish-kryeministrit britanik, me datëlindjen e saktë dhe foton e tij. Megjithatë, ishte lëshuar në 2019 dhe supozohej të skadonte… në 3000.

Autori 35-vjeçar i ngjarjes nuk ka mundur të thotë se kush është, ndërsa ka refuzuar të bëjë testin e alkoolit. Policia e arrestoi dhe në kontroll i gjeti patentën.

Fatkeqësisht për të, ne nuk e kemi “përtypur” falsifikimin e tij”, shkruan policia në Instagram.

Patenta fallco duket se vjen nga Ukraina, ku çdokush mund t’i blejë ato në dyqanet turistike. /tesheshi.com/      

You may also like