BM – Wallace përjashton veten nga pozicioni i shefit të NATO-s

by admin
Spread the love

LONDËR, 22 qershor /ATSH-DPA/ – Ministri britanik i Mbrojtjes, Ben Wallace, e ka përjashtuar veten nga mundësia për të pasuar sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

“Kjo gjë nuk do të ndodhë. Ka shumë çështje të pazgjidhura në NATO”, tha Wallace.

Ai theksoi se SHBA-ja kërkon që Stoltenberg të qëndrojë në këtë pozicion.

Më herët, presidenti i SHBA-së, Joe Biden tha se do të mbështeste një udhëheqës të NATO-s nga Britania e Madhe kur të takohej me kryeministrin, Rishi Sunak në Shtëpinë e Bardhë.

Ai tregoi se Wallace ishte një individ shumë i kualifikuar, por mbetet për t’u parë se kush do ta marrë zërë pozicionin e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s.

Para udhëtimit të tij në Shtëpinë e Bardhë, Sunak tha se Wallace respektohet gjerësisht në të gjithë botën.

“Wallace është një ministër i shkëlqyer i Mbrojtjes”, tha Sunak në fillim të qershorit.

“Ne jemi një nga të vetmet vende që marrim pjesë në çdo operacion të NATO-s. Perceptohemi gjerësisht si udhëheqës të mendimit në NATO”, shtoi ai. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like