BM – James Cleverly sekretari i ri i Brendshëm pas shkarkimit të Braverman

by admin
Spread the love

LONDËR, 13 nëntor /ATSH-ANSA/ – James Cleverly, i cili deri më tani mbante postin e  ministrit të Jashtëm, është emëruar nga kryeministri Rishi Sunak sekretar i Brendshëm, pas shkarkimit të Suella Braverman.

Shkarkimi i Braverman është pjesë e një riorganizimi në shkallë të gjerë të qeverisë britanike, që përfshin pozicione të nivelit të lartë.

Në minutat e fundit, Sunak priti edhe David Cameron në Downing Street, i gatshëm për një rol të ri edhe mundësisht një rikthim të bujshëm në skenë për ish-kryeministrin që dha dorëheqjen pas referendumit për Brexit.

Suella Braverman është shkarkuar nga posti i sekretares së Brendshme britanike, konfirmuan për Press Association burime në zyrën e kryeministrit Rishi Sunak.

Kryeministri britanik, Rishi Sunak shkarkoi sot ministren e tij të Brendshme, Suella Braverman, sidomos për kritikat ndaj policisë, si pjesë e një riorganizimi përpara zgjedhjeve legjislative të vitit të ardhshëm, thanë disa media britanike./   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like