BM – Dhurata e Sunak për Zelensky, nderon mbretëreshën e ndjerë Elizabeth

by admin
Spread the love

LONDËR, 8 shkurt /ATSH-DPA/- Kryeministri britanik, Rishi Sunak i dorëzoi presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky një dhuratë të pazakontë, gjatë vizitës së tij në Britaninë e Madhe për herë të parë që kur Rusia pushtoi vendin e tij.

“Sunak i dhuroi mysafirit të tij një gëzhojë plumbash të përdorur gjate përshëndetjes me 62 armë nga Kulla e Londrës pas vdekjes së mbretëreshës Elizabeth II”, njoftoi sot Downing Street.

Pas vdekjes së mbretëreshës, presidenti Zelensky bëri homazhe për shërbimin e saj vetëmohues ndaj popullit të saj dhe tha se ajo do të mbetet përgjithmonë në historinë e njerëzimit.

Gjatë një fjalimi emocionues në sallën Westminster, Zelensky tregoi dhuratën e Britanisë së Madhe të cilën e vlerësoi shumë.

Udhëheqësi i kohës së luftës i paraqiti përkrenaren e një eksperti ukrainas të luftës, kryetarit të Dhomës së Komuneve, Sir Lindsay Hoyle, me mbishkrimin “ne kemi lirinë, na jepni krahë për ta mbrojtur atë”.

Zelensky i kërkoi Britanisë së Madhe dhe aleatëve perëndimorë që të furnizojnë forcat ajrore ukrainase me avionë të avancuar, duke thënë se në udhëtimin e tij të fundit në Parlament dy vjet më parë në kohë paqeje, “Unë ju falënderova për çajin e shijshëm anglez, por tani ai do t’ju falenderoj paraprakisht të gjithëve për avionët e fuqishëm anglezë”. //a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like