BM – Cameron: Niveli i vuajtjeve në mesin e palestinezëve i paimagjinueshëm

by admin
Spread the love

LONDËR, 25 janar /ATSH-ANSA/ – Niveli i vuajtjeve në mesin e palestinezëve që jetojnë në Gaza, objektivi i hakmarrjes ushtarake izraelite kundër Hamasit, i cili ka vazhduar për gati 4 muaj, tashmë është i “paimagjinueshëm”, tha ministri britanik i Jashtëm, David Cameron.

Deklarata e tij erdhi gjatë një takimi në kuadër të misionit të ri në Lindjen e Mesme per një paketë tjetër të ndihmës humanitare të koordinuar së bashku nga Britania e Madhe dhe Katari për popullsinë e Rripit të Gazës.

Cameron theksoi se ai i kishte kërkuar kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu në një takim ballë për ballë që të lejonte hyrjen e kamionëve të tjerë me ndihma në Gaza dhe hapjen e më shumë vendkalimeve.

Kreu i diplomacisë britanike gjithashtu bëri thirrje për një pauzë të menjëhershme humanitare për të lejuar ndihmën dhe largimin e pengjeve, e ndjekur nga një armëpushim i qëndrueshëm, pa rifillim të mëtejshëm të armiqësive.//a.i/

 

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like