Blerta Zeqiri dhe Xhejlane Tërbunja s’flasin për padrejtësitë ndaj “Pilivesës” (VIDEO)

by admin
Spread the love

166 mijë e 770 euro të Qendrës Kinematografike të Kosovës (QKK), “Pilivesa” nuk i pa asnjëherë. Kjo sepse vendimin e dhjetorit të vitit 2022, i cili subvencionon projektin filmik me regjisor Dren Zherkën dhe producent Alban Zogjanin, e rrëzon vendimi tjetër, ai i janarit të vitit 2023, i cili e anulon këtë subvencion.

Vendimin për anulim, QKK-ja e bazon në kriterin se “Regjisorët të cilët nuk kanë përfunduar fazën e xhirimit të filmit të përkrahur më parë nga QKK, nuk kanë të drejtë pjesëmarrje, në cilësinë e regjisorit”, anipse ky kufizim ishte edhe në konkursin fillestar, por nuk paraqiti problem në fazën e aplikimit e deri të zgjedhja e përfituesve nga subvencionet e këtij institucioni.

Lidhur me dyshimet që kanë ngritur si producenti ashtu edhe regjisori i këtij projekti filmik, KIKS-i tentoi disa herë që të marrë një sqarim nga QKK-ja por e njëjta nuk ktheu asnjëherë përgjigje zyrtare.

Në një telefonatë, drejtoresha e QKK-së, Blerta Zeqiri, theksoi se meqë procesi është në shqyrtim gjyqësor, nuk mund të përgjigjet.

Ndërkaq, në një bisedë paraprake që KIKS-i kishte me drejtuesen e këtij institucioni, na u rekomandua që të flasim me kryetaren e këshillit drejtues, Xhejlane Tërbunja.

Tërbunja, pasi që fillimisht na kishte konfirmuar intervistën ku madje na kishte premtuar se do të mblidheshin bashkë më anëtarët e tjerë të këshillit drejtues, e anuloi atë në momentin e fundit.

Në një përgjigje me shkrim, Tërbunja i ka dërguar Kiks Kosovës përgjigjën e njëjtë, të cilën na kishte dërguar edhe drejtoresha Blerta Zeqiri.

Pretendimet e Alban Zogjanit, producentit të këtij projektit, qëndrojnë se një vendim i tillë erdhi pasi që qëllimi ishte që “Pilivesa” të largohej nga lista dhe në të të listohej projekti që kishte mbetur si numri gjashtë, projekt nga Hazir Haziri.

Zogjani tutje pretendon që persona brenda QKK-së kanë bashkëpunuar me Hazirin, duke marrë këshilla juridike nga persona të Ministrisë së Kulturës, në mënyrë që projekti i tij të subvencionohet nga QKK-ja.

KIKS-i kontaktoi Hazir Hazirin dhe i njëjti e mohoi një intervenim të tillë.

Haziri, për KIKS-in, tha se ka shtruar një ankesë lidhur me projektin “Pilivesa”, me arsyetim se projekti i tij meriton të jetë në listë të përfituesve por që sipas tij, përgjigje nuk mori kurrë.

Një përgjigje lidhur me këtë konkurs, KIKS Kosova ka dërguar pyetje edhe drejt Ministrisë së Kulturës, mirëpo të njëjtit deri në momentin e transmetimit të kësaj storje, nuk kanë kthyer përgjigje. /Klankosova.tv

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS

You may also like