Bledi Mane flet për Olta Gixharin: Nuk e mbaj mend asnjë rol që ajo ka luajtur

by admin
Spread the love

Gazetari i njohur, Bledi Mane, në një intervistë për “Euronews Albania” tha se teknologjia i ka dhënë mundësi shumë njerëzve të lëvrojnë në profesione të ndryshme.

Ai përmendi këtu një DJ, një influencues, por theksoi se përmes teknologjisë nuk bëhesh dot aktor. Sipas gazetarit problemi qëndron dhe te shkollimi, duke dhënë edhe një shembull Olta Gixharin, që tani është pjesë e Big Brother VIP 2 Albania.

“Shkollat tona për shembull, fakulteti im ka nxjerrë çdo vit me qindra gazetarë, por 95% e emrave janë tretur, nuk janë më.

Akademia e Arteve, për shembull, kemi Olta Gixharin. Mund të jetë nënë e mirë, gocë e mirë, e gjatë, simpatike, por unë s’di ndonjë rol që më ka mbetur në mendje nga Olta”, u shpreh Bledi Mane mes të tjerash.

The post Bledi Mane flet për Olta Gixharin: Nuk e mbaj mend asnjë rol që ajo ka luajtur appeared first on Telemedia.

You may also like