Bisedimet Kosovë-Serbi/ Në Bruksel janë takuar dy kryenegociatorëtme Lajçak

by admin
Spread the love

Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak takoi sot përfaqësuesin e Kosovës, Besnik Bislimin dhe Petar Petkoviçin nga pala serbe, në Bruksel.

Gjatë takimit fokus i duskutimeve ishte marrëveshja midis dy vendeve e arritur në Ohër, për të arritur normalizimin e situatës.

Edhe pse nuk janë treguar shumë detaje nga takimi i rëndësishëm, paraprakisht Lajçak njoftoi në Tëitter rreth diskutimit që do të zhvillonte me dy përfaqësuesit e palëve.

“Sot, jam duke pritur një takim dialogu në nivel të kryenegociatorëve në Bruksel për të diskutuar zbatimin e Marrëveshjes për Rrugën drejt Normalizimit dhe çështjet aktuale urgjente”, njofoi paraprakisht në Twitter Lajçak.

BE-ja ndërkohë i ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të përmbahen nga vlerësimet që mund të prishin atmosferën e dialogut.

Gjithashtu shpreson se ajo që ka ndodhur në dy ditët e fundit në Kosovë nuk do të ndikojë në takimin ndërmjet kryenegociatorëve.

Këtu bëhet fjalë për protestat masive në mbështetje të gjykimit të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë për krime lufte.

Pas takimeve dypalësh, pritet takimi trepalësh, ku sipas BE-së palët do të diskutojnë për hapat e ardhshëm në zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Bislimi ka takuar edhe komisionerin e BE-së, Oliver Varhelyi dhe kanë diskutuar për integrimin e Kosovës.

Komisioneri evropian shkroi në Tëitter se kanë biseduar për agjendën e reformave evropiane dhe për opsionet se si do të mund të ndihmoj Komisioni Evropian në implementimin e atyre që janë arritur në dialog, që ky të jetë i suksesshëm.

Zëdhënësi i BE-së Peter Stano deklaroi ditën e djeshme se presin kontributin e të dyja palëve për të bërë të mundur diskutimin e hapave që nevojiten për zbatimin e detyrimeve që dalin nga marrëveshja.


Top Channel

You may also like