Besnik Tahiri i AAK-së incizon live fjalimin e Saranda Bogujevcit në Këshill të Evropës

by admin
Spread the love

Saranda Bogujevci, nënkryetare e Kuvendit të Kosovës, është bërë deptuetja e parë nga Kosova që ka mbajtur një fjalim në Asamblenë e Këshillit të Evropës.

Gjatë fjalimit ajo ka përmendur faktin se është e mbijetuar e një masakre gjatë luftës së fundit në Kosovë. Ajo ka theksuar se Kosova ka të kaluar jo të largët të ngjashme me Ukrainën, andaj kosovarët e kuptojnë atë nëpër çfarë po kalojnë ukrainasit.

“Kjo është hera e parë që po i drejtohem Asamblesë, dëshiroj t’iu them kolegëve të mi ukrainas dhe popullit ukrainas, se mendjet, zemrat dhe lutjet tona janë me ju. Ne e dimë në atë se çfarë po kaloni. Unë vet jam e mbijetuara e një masakre gjatë luftës në Kosovë. Ne do jemi gjithmonë me juve në këtë luftë.”, theksoi, mes tjerash, deputetja e VV-së Bogujevci në fjalimin e saj në KE.

E këtë fjalim të parin të Kosovës në Asamblenë e KE-së, duket se ka pasur dëshirë ta mbajë si kujtim edhe Besnik Tahiri i AAK-së.

Deputeti Tahiri gjatë kohës sa po fliste zonja Bogujevci, ka incizuar drejtpërdrejt (live) fjalimin e nënkryetares së Kuvendit, e të mbijetuares së masakrës në familjen Bogujevci e Duriqi.

You may also like