BERLIN – Ushtria gjermane nis trajnimin e 10 000 trupave të tjera ukrainase ​

by admin
Spread the love



BERLIN, 31 janar /ATSH-DPA/ – Gjermania planifikon të trajnojë 10 000 ushtarë të tjerë ukrainas këtë vit, deklaroi Sekretarja e Shtetit të Mbrojtjes, Siemtje Möller.

Duke folur në një takim të ministrave të mbrojtjes të BE-së, Möller tha se ”ushtarët ukrainas do të trajnohen nga Gjermania si pjesë e një misioni më të gjerë të trajnimit ushtarak të BE-së”.

I themeluar në nëntor 2022, misioni ushtarak i BE-së fillimisht kishte planifikuar të trajnonte deri në 15 000 ushtarë në Gjermani, Poloni dhe vende të tjera të BE-së.

Ushtarët ukrainas marrin udhëzime për përdorimin e sistemeve të mbrojtjes ajrore Patriot, tankeve Leopard 1 dhe Leopard 2, automjeteve luftarake të këmbësorisë Marder, si dhe trajnime mjekësore dhe edukim ushtarak. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakMbështetja nga CoSolve, Odhisea nga Vrioni, utomatizoi proceset e mbledhjes dhe përpunimit të mjaltit


You may also like