BERLIN – Scholz i bën thirrje Gerhard Schröder të japë dorëheqjen nga postet në kompanitë ruse

by admin
Spread the love

BERLIN, 3 mars /ATSH-DPA/- Kancelari gjerman Olaf Scholz i është bashkuar Partisë së tij Socialdemokrate (SPD) dhe i ka bërë thirrje ish-kancelarit gjerman Gerhard Schröder të japë dorëheqjen nga postet e tij të shumta në kompanitë shtetërore ruse.

“Këshilla ime për Gerhard Schröder është, në fund të fundit, të tërhiqet nga këto poste”, tha Scholz për ZDF.

Konkretisht në diskutim janë postet e Schröder në kompanitë ruse të energjisë “Nord Stream 1, 2”, dhe kompaninë e naftës “Rosneft”, ku ai është kryetar i bordit mbikëqyrës. Schröder gjithashtu u njoftua së fundmi se do të marrë një post mbikëqyrës në “Gazprom”.

Një mik i vetëquajtur prej kohësh i presidentit rus Vladimir Putin, ish-kancelari është kritikuar prej kohësh për lidhjet e tij me Rusinë, por këto janë bërë shumë më të zhurmshme që nga pushtimi i Ukrainës javën e kaluar.

Schröder po përballet me presionin nga partia që ai drejtonte dikur, me liderët aktualë të SPD, Lars Klingbeil dhe Saskia Esken që kërkojnë që ai të japë dorëheqjen nga postet e tij ruse.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like