BERLIN – Scholz: Evropa duhet të bëjë më shumë për mbrojtjen

by admin
Spread the love

BERLIN, 24 shkurt /ATSH-DPA/-  Kancelari gjerman Olaf Scholz i ka bërë thirrje Gjermanisë dhe Evropës që të bëjnë një përpjekje më të madhe kur bëhet fjalë për mbrojtjen, në një deklaratë me rastin e dy vjetorit të pushtimit rus në shkallë të plotë të Ukrainës.

“Rusia nuk po sulmon vetëm Ukrainën, por po shkatërron gjithashtu paqen në Evropë”, tha Scholz.

“Ukraina do të mbështetet në vetëmbrojtjen e saj për aq kohë sa të jetë e nevojshme”, tha ai.

“Dhe ne, Gjermania dhe Evropa, po bëjmë dhe duhet të bëjmë edhe më shumë në mënyrë që të mund të mbrohemi në mënyrë efektive”, tha Scholz.

“NATO është garancia më e mirë e mbrojtjes në të dy anët e Atlantikut”, tha kancelari gjerman.

Scholz theksoi rritjen e investimeve në ushtrinë gjermane si një sinjal i përmbushjes së angazhimeve të saj ndaj NATO-s.

“Këtë vit, Gjermania po investon 2% të prodhimit të saj të përgjithshëm ekonomik në ushtri për herë të parë ndër dekada”, tha Scholz.

“Dhe kështu do të mbetet në vitet dhe dekadat e ardhshme”, premtoi ai.

“Prodhimi i vazhdueshëm i municioneve, aktualisht një temë e shumë debateve në Evropë  ishte një element kyç i mbrojtjes dhe vendet evropiane duhet të bashkojnë kërkesat e tyre”, tha ai. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like