BERLIN – Baerbock: Kryengritja jetëshkurtër e Wanger vetëm një akt i dramës ruse

by admin
Spread the love

BERLIN, 26 qershor /ATSH-DPA/ – Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baebock deklaroi se mbetet për t’u parë se cilat do të jenë pasojat e kryengritjes jetëshkurtër nga forcat paraushtarake ”Wagner” në Rusi gjatë fundjavës.

“Është e qartë se është vetëm një akt në këtë dramë ruse. Nuk është e qartë se çfarë do të ndodhë me aktorët e ndryshëm në Rusi”, theksoi ajo.

”Lufta e Rusisë në Ukrainë ka pasoja shkatërruese për sistemin e pushtetit të presidentit rus Vladimir Putin, duke çuar në përçarje të mëdha në propagandën ruse. Ne po e analizojmë çështjen me kujdes sepse sigurisht që kjo sjell edhe rreziqe që nuk jemi në gjendje t’i vlerësojmë për momentin”, tha Baerbock.

Baerbock theksoi rëndësinë e vazhdimit të mbështetjes së Ukrainës duke shtuar se ”Gjermania do të furnizojë Kievin me 45 tanke ‘Gepard’ deri në fund të vitit”./   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakINSTAT: Mbi 2.3 milionë të huaj vizituan Shqipërinë në 5-mujorin e parë
Artikulli tjetërRiparohet Mozaiku i Meandrit, monument i rëndësishëm i trashëgimisë kulturore të Durrësit

You may also like