Bella Hadid me veshje sportive plot stil fotografohet gjatë një dalje në kryeqytet

by admin
Spread the love

Ajo zgjodhi një dukje të relaksuar teksa kishte veshur tuta të markës ‘London’ gjatë një shëtitje në kryeqytet të martën.

Modelja, 25 vjeçe, dukej me humor të mirë në shëtitjen e saj në mëngjes, teksa i buzëqeshi kamerave.

Ylli kishte veshur një xhaketë disa ngjyrëshe në Londër të cilën e kombinoi me dorëza të ngjashme.

Bella kishte mbathur një palë çizme të zeza, ndërsa dukjes ia ka shtuar edhe një çantë ngjyrë kafe.

Duke lënë flokët e saj brune të lira poshtë shpatullave, modelja kishte shtuar edhe një palë syze dielli.

Ylli e kompletoi dukjen me një grim të lehtë. Ndryshe, kjo dalje e Bella vjen pasi zbuloi se më parë nuk kishte kufij ‘seksualisht, fizikisht’ ose ’emocionalisht’ pas marrëdhënieve të së kaluarës jo të shëndetshme nga jeta e saj.

Modelja tregoi se si u kthehej vazhdimisht burrave dhe grave që kishin abuzuar me të.

Duke folur për “VS Voices të Victoria’s Secret”, figura publike reflektoi përsëri në kohë të vështira në jetën e saj në një intervistë të gjerë.

Pa përmendur emra, ajo kujtoi: “Kthehesha vazhdimisht tek burrat dhe gratë që më kishin abuzuar dhe aty hynin njerëzit që kënaqeshin. Fillova të mos kisha kufij – jo vetëm seksualisht, fizikisht, emocionalisht, por më pas hyra në hapësirën time të punës”.


You may also like