Belind Këlliçi: Një Gjeneral Major që qëndron si ushtar përpara Ramës, s’mund të jetë një President mbi palët

by admin
Spread the love

Ditën e djeshme, Bajram Begaj u zgjodh President i Republikës së Shqipërisë, me 78 vota, ku një reagim ka ardhur edhe nga deputeti Belind Këlliçi.

Nëpërmjet një postimi që ka bërë në rrjetet sociale, Këlliҫi shkruan se; një Gjeneral Major që qëndron si ushtar përpara Kryeministrit, nuk mund të jetë një President mbi palët.

Postimi i plotë:

“Një Gjeneral Major që qëndron si ushtar përpara kryeministrit nuk mund të jetë një President mbi palët.
Një i emëruar i Ramës nuk mund të bëhet kurrë garant i Kushtetutës dhe përfaqësues i unitetit të popullit.
Karton i kuq! Votë kund”, shkruan Këlliҫi.

You may also like