Belica optimist: Na favorizon edhe barazimi, por ne synojmë fitoren

by admin
Spread the love

Në krah të teknikut Mehmeti në konferencën për shtyp ishte edhe mbrojtësi Egzon Belica, që u shpreh optimist në prag të sfidës së nesërme kundër Saburtalos, që do të transmetohet live dhe ekskluzivisht në Oversport dhe Tibo.

“Në Gjeorgji morëm vërtet një rezultat të mirë 1-0. Nesër na favorizon dhe barazimi, por ne do të mundohemi të bëjmë më të mirën, të marrim fitoren. Ndeshja do të jetë e vështirë dhe patjetër që ka presion brenda.

Atje 10-15 minutat e fundit u tërhoqëm. Mos harrojmë që ekipi kundërshtar është në vazhdimësi e sipër, ndërsa ne kishim ndeshjen e parë zyrtare këtë sezon. Gjithsesi nesër do të jetë një ndeshje tjetër. Do të mundohemi të mbrohemi bashkë si ekip dhe pastaj do të kemi mundësit tona për të shënuar. Njëherë duhet të kalojmë provën nesër. Se çfarë sjell dita tjetër, shohim e bëjmë.

Unë mundohem, jo vetëm lojtarët nga Maqedonia, por çdo i huaj që vjen te Partizani, që të akomodohet sa më mirë e sa më shpejtë. Kurse me lojtarët nga Maqedonia mund ta kem më të lehtë, sepse me shumicën e tyre edhe njihemi personalisht.

Mbrojtja e sezonit të shkuar nuk mendoj se ka shumë dallim me atë aktuale. Vetëm mbrojtësi i majtë mos gabohem. Shpresojmë që kjo verë të jetë sa më e gjatë.

Fuqia kryesore e ekipit kundërshtar mendojë se ishte se dilnin në sulm me shumë forca. Ishin gjatë gjithë kohës me plus 5 lojtarë në gjysmëfushën tonë. Gjithsesi mendoj se ekipi jonë e ka forcën e duhur që të përballojë kundërshtarët ditën e nesërme”, ka thënë Belica. / Oversport.tv

You may also like