BELGJIKË – De Croo: Rusia në shënjestër Parlamentin e BE-së

by admin
Spread the love

BRUKSEL, 12 prill /ATSH-DPA/- Shërbimet sekrete belge kanë zbuluar një operacion rus që ka për qëllim ndërhyrjen në zgjedhjet e Parlamentit Evropian, njoftoi sot kryeministri Alexander De Croo.

“Objektivi i Moskës është shumë i qartë,” tha De Croo, duke cituar shërbimet sekrete.

“Qëllimi është të ndihmojë në zgjedhjen e më shumë kandidatëve pro-rusë në Parlamentin Evropian dhe të përforcojë narrativën e caktuar pro-ruse në atë institucion”, tha ai.

De Croo tha se kjo ishte krijuar për të dobësuar mbështetjen e Bashkimit Evropian për Ukrainën kundër pushtimit rus në shkallë të plotë.

Kryeministri belg tha se shërbimet sekrete të vendit të tij konfirmuan ekzistencën e rrjeteve të ndikimit pro-rus në Belgjikë dhe në disa vende evropiane.

De Croo tha se ky konfirmim vjen pas raportimit të mediave për një hetim çek ndaj një operacioni pro-rus në BE, për t’iu afruar dhe paguar ligjvënësit e BE-së për të promovuar axhendën e Rusisë.

Kryeministri belg tha se kjo ndërhyrje tani është subjekt i një ndjekjeje penale nga autoritetet belge.//a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like