Bebe Rexha vazhdon të shijojë pushimet, shfaqet me poza në bikini

by admin
Spread the love

Këngëtarja botërore me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, së fundmi i ka dhënë vetes disa ditë të mira pushimi.

Ajo nuk ka treguar destinacionin se ku ndodhet, duke bërë të ditur vetëm se ndodhet pranë bregdetit duke shijuar pak kohë jo-produktive larg aktiviteteve të përditshme.

Në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, 32-vjeçarja ndau me ndjekësit e saj disa fotografi mjaft atraktive së fundmi, ku shihej me bikini të gjelbra.

Ajo gjithashtu kishte vënë një kapuç me katrore në kokë dhe një palë syze të kaltra, për të mbajtur larg diellin.


Rexha përndryshe ka qenë shumë më pak aktive këtë vit në rrjetet sociale, duke zgjedhur të qëndrojë më në heshtje sa i përket karrierës së saj.

Megjithatë ajo u ka kumtuar fansave se heshtja e saj do të zgjasë vetëm edhe pak, pasi shumë shpejt do të publikojë këngët që ka regjistruar gjatë gjithë këtyre muajve.

Këto ditë bëhet një vit që kur ajo solli në treg albumin e saj të dytë në karrierë, “Better Mistakes”, i cili u prit shumë mirë nga publiku.


You may also like