Bebe Rexha tipike shqiptare, përshëndet ndjekësit me çaj të rusit

by admin
Spread the love

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha e cila shumë herë ka qenë temë e diskutimit për origjinën e saj, pasi që herë pas here ka promovuar traditat shqiptare.

Ajo së fundmi përmes një postimi në Instagram ka zbuluar se konsumon pijen, e cila veçohet si pija që përdoret shumë nga shqiptarët. Bëhet fjalë për çajin e zi, apo siç njihet si çaji i rusit, shkruan rtv21.tv.

Në këtë mënyrë ajo ka treguar se vazhdon të mbajë gjallë rrënjët dhe kulturën e saj shqiptare, pa marrë parasysh se jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ndërkohë, Bebe Rexha është këngëtare shqiptaro-amerikane që ka pushtuar skenën muzikore botërore me hite si “I’m a mess” dhe “In the name of love”./21Media

You may also like