​Bayerni e dëshiron Zidanin si trajner

by admin
Spread the love

Zinedine Zidane dëshiron të punojë sërish si trajner dhe menjëherë pasi e konfirmoi këtë, shumë klube kanë shfaqur interesimin e tyre, duke përfshirë edhe gjigantin bavarez Bayern Mynih.

Pas tre vitesh, Zinedine Zidane është gati të rikthehet në stolin e trajnerëve. Në premierën e dokumentarit për trajnerin kampion të botës të Italisë, Marcello Lippi (2006), ish- trajneri i Real Madridit zbuloi për Sky Italia se është gati t’i rikthehet punës së trajnerit. “Do të doja patjetër të kthehesha në stol”, tha ai.

Sipas informacioneve të “Sky”, drejtuesit e Bayernit së fundmi kanë menduar për Zidanin pasi në fund të sezonit Thomas Tuchel do të largohet.

Zidane së fundmi ka qenë i lidhur me ish-klubin e tij Juventus . “Një e ardhme në Itali? Pse jo, gjithçka mund të ndodhë. Për momentin jam duke bërë gjëra të tjera, por do të shohim”, tha 51-vjeçari.

Në verën e vitit 2021, Zidane dha dorëheqjen nga pozicioni i tij si trajner në Madrid. Me Los Blancos, ish-lojtari i klasit botëror fitoi Ligën e Kampionëve tre herë dhe fitoi dy tituj kampion në La Liga .

You may also like