Bayern Munich mposht Arsenalin dhe kualifikohet në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve

by admin
Spread the love

Skuadra e Bayern Munich ka fituar minimalisht ndaj Arsenalit për t’u kualifikuar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Mjaftoi fitorja minimale 1-0 që bavarezët të prekin gjysmëfinalen e madhe të Champions League, shkruan GazetaBlic Sport.

Golin e vetëm në këtë ballafaqim e shënoi Joshua Kimmich, i cili gjeti rrjetën me kokë pas 65 minutave lojë.

Bavarezët fituan me rezultatin e përgjithshëm 3-2, pasi ndeshja e parë në Emirates u mbyll me barazimin 2-2.

Ekipi i Bayern Munich do të luajë në gjysmëfinale me fituesin e takimit Manchester City – Real Madrid.

/GazetaBlic Sport

 

You may also like