Bastisje anti-drogë në Shkup, vajza nga Haraçina gjatë ikjes goditi me veturë policin

by admin
Spread the love

Policia ka njoftuarë se gjatë ditës së djeshme, në rajonin e Gazi Babës zyrtarët e policisë kanë arrestuar 34-vjeçarin me iniciale V.K. nga Shkupi, në veturën e të cilit është gjetur drogë e tipit heroinë. Me qëllim të sigurimit të provave shtesë, me urdhër të gjykatës janë kryer bastisje në tri lokacione në Shkup, ku policia ka hasur në vështirësi

“Gjatë një prej bastisjeve, po ashtu në zonën e Gazi Babës, efektivët e policisë gjetën dy gra të cilat nuk pranuan të identifikoheshin. Njëra prej tyre është larguar nga vendi me veturën e pasagjerëve “Seat Leon” me targa të Shkupit dhe me veturë ka goditur njërin nga policët. Pas masave të marra, është konstatuar se bëhet fjalë për personin A.J.(26) nga fshati Orllancë, komuna e Haraçinës, e cila shumë shpejt është gjetur dhe është privuar nga liria”,thuhet në njoftimin e MPB-së.

MARKETING



You may also like