Bashkim Nurboja merr përkohësisht pozitën e Guvernatorit të Bankës Qendrore

by admin
Spread the love

Pas përfundimit të mandatit të Fehmi Mehmetit si Guvernator i Bankës Qendrore të Kosovës dhe moszgjidhjes së guvernatorit të ri, këtë pozitë do ta ushtrojë kryetari i bordit, Bashkim Nurboja.

Kështu ka marrë vendim ky bord në mbledhjen e mbajtur këtë të mërkurë, ndërsa edhe dy anëtarë joekzekutivë të bordit do t’i marrin pozitat e zëvendësguvernatorëve, njofton KlanKosova.tv.

“Vendimi si më lartë është marrë, me qëllim të sigurimit të vazhdimësisë së përmbushjes së objektivave të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës siç është përcaktuar me Ligjin për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës”, thuhet në kumtesë.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.

You may also like