Barcelona ka vendosur në shitje Raphinha, për brazilianin janë pesë ekipe angleze të interesuara

by admin
Spread the love

Raphinha me shumë gjasa do të rikthehet në Angli pas dy viteve të kaluara te Barcelona. Sulmuesi brazilian iu bashkua katalanasve me shumë bujë, por realisht ai ende nuk i ka përmbushur pritshmëritë te Barcelona.

27-vjeçari ka vuajtur edhe nga dëmtimet e shumta, por te Barcelona nuk kanë kohë për të pritur më gjatë dhe po mendojnë shitjen e tij në merkaton e verës. Shkëlqimi i Lamine Yamal është një tjetër arsye që katalanasit duan ta shesin braziliani, pasi nuk konsiderohet më i paprekshëm.

E ardhmja e Raphinha pritet të jetë sërish në elitën e futbollit anglez, aty ku la gjurmë për dy vite sa ishte pjesë e Leeds United. Janë plot pesë skuadra si Tottenham, Arsenal, Liverpool, Newcastle dhe West Ham që janë të gatshëm të transferojnë sulmuesin brazilian në merkaton e verës.

Barcelona është e gatshme ta largojë dhe po pret të paktën një ofertë rreth 60 milionë euro, një shumë e cila nuk është problem për klubet në fjalë.

You may also like