Barazimi ndaj Napolit, Ksavi i zhgënjyer: Meritonim fitoren, por ky është… Champions-i

by admin
Spread the love

Barazimi në transfertë ndaj Napolit ka lënë shije të hidhura në kampin katalanas. Në prononcimin e dhënë pas duelet që u mbyll me shifrat 1-1, trajneri Ksavi, ndër të tjera deklaroi:  

“Ka pak trishtim për rezultatin, Napoli u zgjuar pas 0-1, por kjo është Liga e Kampionëve. Ky barazim më lë me një ndjenjë të hidhur. Nëse kishte një skuadër që e meritonte të fitonte sot ajo ishte Barcelona. Më pëlqeu shumë ekipi në të dyja fazat si atë ofensive, por edhe në mbrojtje.  

Vendimi është marrë, në fund të sezonit do të largohem dhe ky vendim nuk kthehet më. Mendoj se është i duhuri për klubin”, u shpreh Ksavi.  

PANORAMASPORT.AL

 

You may also like