Balla reagon pas protestës, në linjë me Ramën:Bedelat e Putinit zbatuan porosinë e Moskës

by admin
Spread the love

Taulant Balla është zëri i parë socialist që reagon lidhur me protestën e mbajtur nga opozita këtë pasdite.

Përmes një postimi në Facebook, Balla në fakt vijon linjën e Kryeministrit Rama këtë paradite që akuzonte ish- Kryeministrin Berisha për lidhje me rusët edhe në çështjen e Kosovës, teksa kujtonte në Tiranë vizitën e Kryetarit të Komisionit të Jashtëm të Dumës ruse, Konstantin Kosachev.

“Aleanca e Rublave është përditë e më e lexueshme, çdo ditë e më e tërbuar, prej sonte edhe më e dëshpëruar! Rublat vazhdojnë të financojnë aleancën, njëlloj si në 2011 kur dhanë votën KUNDËR Kosovës, e vetë Shqipërisë dhe PRO Rezolutës famëkeqe të shkruar në Kremlin, që lemerisi botën me gjoja trajtime çnjerëzore dhe trafiqe organesh nga UÇK! Opozita e rublave është e zhytur thellë në thesin e parave ruse. Porosia për sot nga Moska ishte që të mos kishte asnjë fjalë apo zë kundër agresionit rus në Ukrahinë. Dhe bedelat e Putinit në Tiranë e zbatuan. Turp”, shkruan Balla.

Kujtojmë se protesta e sotme e opozitës kaloi e qetë dhe pa incidente./Opinion.al

You may also like