Bajrami (VV): Konjufca është më i ashpër me neve sesa me opozitën (VIDEO)

by admin
Spread the love

Sot dështoi seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës, për shkak të mungesës së kuorumit. I revoltuar me këtë situatë, kryekuvendarit Glauk Konjufca tha se legjislatura e tanishme e Kuvendit nuk e meriton të vazhdojë mandatin

Në lidhje me këto komente, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Bajrami, tha në Info Magazine të Shqip se Konjufca është më i ashpër me deputetët e pozitës sësa me ata të opozitës.

“Glauku është pak më i ashpër me neve sesa me opozitën dhe prandaj na përsërit më shpesh, por në disa raste ka pasur plotësisht të drejtë. Mendoj se zoti Konjufca ka qenë i irrituar me gjendjen e cila ndodhi, sepse në një moment e shtyu seancën për në 12:30 nga 10:10 sa ishte caktuar dhe në një moment të dytë, ai, i irrituar nga kjo gjendje, u shpreh ashtu”, tha Bajrami.

Megjithatë, Bajrami tha se ani se ka mungesa ditëe të fundit, “kjo legjislaturë ka kaluar numër rekord ligjesh”. Ai tha se vetëm në vitin 2022, janë kaluar mbi 130 ligje.

You may also like