Bajram Begaj për President, Meta pas bisedës me Peleshin: Do të respektoj çdo vendim të Kuvendit

by admin
Spread the love

Presidenti i vendit Ilir Meta, i cili aktualisht ndodhet në Turqi, ka bërë të ditur përmes zëdhënësit të tij Tedi Blushi, se është në ndjekje të procedurës për zgjedhjen e Bajram Begës në krye të shtetit.

Pasi ka zhvilluar një bisedë telefonike me Ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi për specifikat e lidhura me çështjen, kreu i shtetit bën të ditur se do të respektojë çdo vendim të Kuvendit, të shprehur me votë.

Sqarim i Zëdhënësit të Presidentit të Republikës, z.Tedi Blushi

“Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta është në ndjekje të procedurës për zgjedhjen e zotit Bajram Begaj si President i ri i Republikës dhe do të respektojë çdo vendim të Kuvendit të shprehur me votë. Lidhur me këtë çështje dhe specifikat e saj Presidenti Meta ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me Ministrin e Mbrojtjes, z.Niko Peleshi”, shprehet ai.

Reagimi i Presidencës vjen si sqarim në lidhje me ngërçin që mund të krijohet me kandidaturën e Begës, duke qenë se ai është aktualisht Shefi i Shtabit të Përgjithshëm.

Gjenerali Bajram Begaj, e ka depozituar dorëheqjen nga posti i tij pranë Ministrit të Mbrojtjes dhe te Kryeministri, pasi sipas ligjit, ushtarakët s’mund të zgjidhen në pozicione të rëndësishme politike.

Për këtë çështje, kreu i qeverisë Edi Rama, kryetari i grupit parlamentar socialist Taulant Balla, si dhe kryetarja e Komisionit të Ligjeve Klotilda Bushka, po diskutojnë në Kryesinë e Kuvendit, ku i pranishëm është e dhe Begaj, për të parë sesi mund të procedohet ndërkohë që kreu i shtetit ndodhet në Turqi.

You may also like