Bajer Leverkuseni i frikshëm, 85 gola të “gatuar” nga 19 futbollistë

by admin
Spread the love

Bajer Leverkuseni i ka shtrirë “tentakulat” e një ekipi pretendent në çdo front të mundshëm nga Bundesliga, Kupa e Gjermanisë e deri tek Europa Ligë, asnjë humbje. Përpos kësaj të dhëne, detaje më esenciale kanë të bëjnë me futbollistët e përfshirë në gola, plot 19 në 27 prezenca, askush si ata në Evropë.

PROTAGONISTËT- Viktor Bonifejs grumbullon numrin më të lartë të përfshirjeve në finalizim, 16 gola dhe 8 asiste në harkun e 23 prezencave. Më pas vjen “xhevahiri” i skuadrës Florian Virc.

Zherëmi Frimpong dhe Alejandro Grimaldo gëzojnë shifra fenomenale krahas pozitës në fushë, mbrojtës linje. Xhontan Tah është në tjetër befasi, marrë në konsideratë detyrën në fushë, mbrojtës qendre, (5 gola). Mesfushori me origjinë kosovare, por për interes te Zvicrës, Granit Xhaka mbart vetëm një asist në 27 takime.

TRR

PANORAMASPORT.AL

You may also like