Azili/ BE ashpërson rregullat, Gjermania nuk reagon

by admin
Spread the love

Gjermania mund të pengonte ashpërsimin e rregullave të azilit nga BE-ja, por duket se kjo nuk do të ndodhë.

Para takimit të ministrave të Brendshëm të bllokut, Berlini pritet të japë dritën e gjelbër për rregulloren e re të azilit. Të Gjelbrit ishin kundër e Berlini kishte kërcënuar me veto. Megjithatë, kancelari Olaf Scholz ushtroi autoritetin e tij. Burime të brendshme pohuan se shefi i ekzekutivit gjerman vendosi në mbledhjen e kabinetit që Berlini “as nuk do të ndalojë dhe as bllokojë” reformën e sistemit europian të azilit në Bruksel.

Kësisoj, Gjermania pritet të braktisë tashmë kundërshtinë e saj ndaj zgjidhjes së propozuar për krizën në politikën europiane të azilit. Rregullorja e krizës është pjesë e Sistemit të Përbashkët Europian të Azilit (GEAS). Kjo rregullore ka qenë objekt polemikash në Gjermani, veçanërisht midis liberalëve të FDP-së dhe të Gjelbërve.

Ministrja e Jashtme, Annalena Baerbock e cila vjen nga partia e Gjelbër tha në platformën X (ish-Twitter) se rregullorja mund të “nxisë transferimin e një numri të madh refugjatësh të paregjistruar në Gjermani”. Paketa e re azilit parashikon një ndryshim themelor paradigme, duke përfshirë mbrojtjen e kufijve të jashtëm të Europës, thjeshtimin e procedurave të azilit dhe “zhvendosjen e paraqitjes së një kërkese për azil jashtë Bashkimit Europian”.

Ajo parashikon rregulla të veçanta në rast të presionit veçanërisht të lartë të migracionit. Këto hyjnë afatet më të gjata për regjistrimin e azilkërkuesve në kufijtë e jashtëm dhe mundësinë e uljes së standardeve për strehim dhe kujdes. Rregulla më të rrepta mund të zbatohen edhe për njerëzit nga vendet me shkallë të lartë njohjeje.


Top Channel

You may also like