Atletja suedeze i jep fund jetës: Ndoshta do të kthehem, ndoshta s’do të mundem

by admin
Spread the love

Emilia Brangefält, njëra prej atleteve të reja më premtuese suedeze ka vdekur në moshën 21 vjeçare.

Lajmi konfirmohet nga Federata Suedeze e Atletikës.

“Gjatë muajve të fundit, Emilia ndihej mjaft keq, në aspektin fizik dhe psikik. Ajo e kishte një mbështetje të madhe nga njerëzit e afërt, por më 13 nëntor ajo i dha fund jetës së saj”, shkruan në njoftim.

Kaisa Bergqvist, kapitene e ekipit suedez të atletikës komentoi: “Është një tragjedi e madhe. E kam të vështirë të gjej fjalë.”

Vrapuesja e re malore kishte potencial të madh, ndërsa e kishte ftuar medaljen e bronztë të botërorit në Chiang Mai, Tajlandë në garën e parë të saj prestigjioze.

Këtë verë, ajo përfundoi e pesta në Kampionat Botëror në Innsbruck.

Në një postim të pak javëve më parë, Emilia e kishte bërë një postim në Instagram, ku e tregonte problemin që i ishte shfaqur në muajt e fundit me rrahje më të shpeshta të zemrës, ndërsa e pranonte se po e kalon një moment të vështirë psikik dhe fizik.

“Ndoshta do të kthehem, ndoshta nuk do të mundem…”, shkruante ndër të tjera 21 vjeçarja. Dhe, duket se atletja e re suedeze kishte rënë në depresion, me ç’rast e mori vendimin për t’i dhënë fund jetës së saj.

You may also like