Atletico i merr vendin e tretë Sevilla, mbijetesa në LaLiga mbetet ekuacion

by admin
Spread the love

Atletico Madrid ka përfituar nga barazimi pa gola i Sevilla në shtëpi kundër Mallorca dhe ka marrë vendin e tretë në LaLiga. Skuadra e Diego Simeone mposhti me rezultatin e pastar 2-0 skuadrën e Elche në transfertë.

Atletico e zhbllokoi ndeshjen ën pjesën e parë me anë të Cunha, kurse në mesin e pjesës së dyte argjentinasi de Paul i dyfishoi shifrat. Në minutat shtesë Luis Suarez e ccoi gjithashtu topin në rrjetë, por ishte në pozicion jashtë loje dhe goli ishte i parregullt.

Sevilla ndërkohë ngeci sot, por për Mallorca pika e marrë nuk është se ngre peshë në luftën për mbijetesë. Matematikisht është në lojë, ashtu sikurse edhe Alaves që mposhti sot me rezultatin 2-1 skuadrën e Espanyol. Takim tjetër i luajtur në LaLiga ishte Osasuna Getafe, e mbyllur me shifrat 1-1.

LALIGA – JAVA 36

Alaves-Espanyol 2-1
Shënues:
De La Fuente 7’, Escalante 59’ / De Tomas (pen.) 14’

Osasuna-Getafe 1-1
Shënues:
Oier 9’ / Torro (aut.) 20’

Sevilla-Mallorca 0-0

Elche-Atletico Madrid 0-2
Shënues:
Cunha 28’, de Paul 62’

Foto: Atletico de Madrid, Twitter

You may also like