Asnjë tjetër si skuadra e Ançelotit, Reali është “mbret” edhe në përmbysje këtë sezon

by admin
Spread the love

Reali i Madridit është mbreti i përmbysjeve në këtë sezon. Skuadra e bardhë regjistron 10 përmbysje në këtë sezon mes Ligës spanjolle, Ligës së Kampioneve dhe Superkupës së Spanjës.

Përmbysja e fundit është konsumuar të shtunën në Las Palmas (1-2), që ishte dhe përmbysja e dytë radhazi pas asaj mes polemikash kundër Almerias, një fundjavë më parë 3-2. Me suksesin 1-2 në Las Palmas, Reali i Madridit i ka çuar në gjashtë takimet e fituara me përmbysje në La Liga.

Përveç Las Palmasit dhe Almerías, skuadra e Ançelotit ka fituar me përmbysje edhe takimet ndaj Sociedadit, Getafes dhe Barcelonës. Përmbysjet e rezultatit kanë qenë edhe në Ligën e Kampionëve ku skuadra e bardhë fitoi të dyja ndeshjet kundër Napolit dhe një tjetër kundër Union Berlin pasi u gjend fillimisht në disavantazh. Këtu shtohet dhe përmbysja kundër Atletikos në derbin e Superkupës.

PANORAMASPORT.AL

You may also like