As dashuria nuk e bën për të qeshur

by admin
Spread the love

Luizi dhe Kiara bënë paqe pak ditë më parë, pas debateve të forta që patën me njëri-tjetrin gjatë javës së shkuar. Pasi u pajtuan, moderatorja ka nisur ta ngacmojë këngëtarin, pasi ai po sillej shumë serioz.

Kiara tha se Luizin nuk e bën asgjë më për të qeshur, madje as dashuria e saj. Pjesë e kësaj bisede u bë edhe Maestro, i cili tha se Luizi ka jetën më të bukur që ekziston. Kiara u shpreh se ai ka 700 halle, prandaj qëndron serioz dhe nuk flet.

‘Shumë serioz djali. Asgjë nuk e bën për të qeshur. As vetë dashuria. Ka 700 halle’ – tha Kiara Tito duke e ngacmuar Luizin, por nuk mori përgjigje nga ai.

Ndonëse Maestro e pyeti Luizin se çfarë kishte, këngëtari zgjodhi që ta “injorojë” atë. ‘Ça 700 hallesh ka ai, ka jetën më të bukur që ekziston. Thuaj që kërkon hapësirën e vet. Luiz, a ke ndonjë hall apo problem?’- pyeti Maestro, por as ai nuk mori përgjigje nga këngëtari.

You may also like