Arsyeja e vërtetë e bllokimit është krimi dhe marrëzia e qeverisë – Shqip

by admin
Spread the love

VMRO-ja opozitare ka pyetur sot LSDM-në në pushtet se përse nuk kanë kërkuar nga kancelari gjerman, Scholz, që kur të vendosen për negociatat me Maqedoninë, ta largojë kryeministrin e Bullgarisë, njejtë siç kishte kërkuar prej kryeministri hungarez Orban për rastin me Ukrainën, përcjlel KlanM. Aq më shumë, sipas VMRO-së, kjo kërkesë mund t’i bëhej Scholzit për shkak se LSDM dhe partia e tij janë parti simotra.

Nëse kjo nuk ndodhi, sipas VMRO-së,  është e qartë se Bullgaria nuk është arsyeja e vetme e bllokimit të integrimeve në BE, por siç thuhet më tej në reagim, arsyeja është krimi dhe marrëzia e qeverisë, ndërsa anëtarët e mëdhenj të BE-së e fshehin atë pas Bullgarisë.

“Në të njëjtën kohë, ne shprehim kënaqësinë tonë për lëvizjen e Bashkimit me fillimin e negociatave të Ukrainës, e cila dëshmoi edhe një herë se nëse dëshiron vërtet, mund të bëjë gjithçka që është e nevojshme për të arritur qëllimet e veta strategjike. E shohim që nëse doni gjithçka është e mundur, edhe negociatat me BE-në e një shteti ndërluftues. Në të njëjtën kohë, niveli i mazokizmit të LSD-së është befasues dhe e lë pa fjalë, pavarësisht shuplakave që marrin me këmbëngulje nga Bashkimi me Raportin e BE-së dhe së fundi me sinjale kaq të qarta, se ka një epidemi korrupsioni dhe kaos dhe mosfunksionim të institucioneve në vend, ato vazhdojnë të heshtin dhe të zbatojnë politika katastrofike. Përgjigja për ngërçin është sepse askush nuk dëshiron të ulet në tavolinë me kriminelë si ata, dhe kështu ka gjithmonë terma të rinj. LSD dhe BDI e pranuan diktatin bullgar sepse janë të korruptuar dhe nuk kanë atu tjetër. Fillimi i negociatave për Ukrainën dhe Moldavinë është për t’u përshëndetur dhe dëshmi se Maqedonia mund të ecë përpara me një qeveri që do të luftojë kundër krimit dhe korrupsionit dhe do të kujdeset për interesat kombëtare”, thuhet në reagimin e VMRO-së./KlanMacedonia

You may also like