Arsovska me iniciativë për heqjen e emrit “Adem Demaçi”, kërkon nga Kurti në Prishtinë të emërohet një rrugë Todor Aleksandrov

by admin
Spread the love

Sot kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, deri tek Këshilli i Qytetit të Shkupit, ka iniciuar iniciativë për rikthimin e emrit “Brigada e Dytë Maqedonase” e cila nga Këshilli i mëparshëm është ndryshuar në “Adem Demaçi”.

“U bëjë thirrje Këshilltarëve të Qytetit të Shkupit të votojnë në favor të këtij propozimi vendimi, me të cilën do të përmirësohet padrejtësia ndaj 230 heronjve, pjesëtarë të Brigadës së Dytë të Maqedonisë nga të gjithë etnikumet të cilët kanë dhënë jetën e tyre në mbrojtje të Maqedonisë”, thuhet në njoftimin e Qytetit të Shkupit, raporton SHENJA.

Ajo ka apeluar që kjo iniciativë të mos politizohet e as të mos nxiten tensionet ndëretnike, posaçërisht për shkak faktit, thotë ajo, se pjesa më e madhe e heronjve përpos maqedonas kanë qenë pikërisht shqiptarë, romë, vlleh.

Danella Arsovska, ka dënuar edhe retorikën nacionaliste të Albin Kurtit, dhe i ka propozuar që në Prishtinë, një rrugë të emërohet Todor Aleksandar, i cili, sipas saj, ka bashkëpunuar me Hasan Prishtinën, Azem Bejtën dhe Bajram Curin.  /SHENJA/

 

 

MARKETING




You may also like