Arrestohet ish-drejtori i Administratës së Policisë së Malit të Zi

by admin
Spread the love

Ish-drejtori i Administratës së Policisë të Malit të Zi, Veselin Veljoviq, është arrestuar mëngjesin e sotëm në një aksion të Departamentit Special të Policisë me urdhër të Prokurorisë Speciale të Shtetit.

Veljoviq u arrestua mëngjesin e sotëm në një aksion të Departamentit Special të Policisë me urdhër të Prokurorisë Speciale të Shtetit, mëson “Vijesti”.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Veljoviq u arrestua në bashkëpunim me Agjencinë e Bashkimit Evropian për Bashkëpunim për Zbatimin e Ligjit (EUROPOL).

Veselin Veljoviq ka qenë drejtor i Drejtorisë së Policisë nga vera e vitit 2007 deri në vitin 2011, dhe më pas në periudhën prej 30 korrikut 2018 deri më 17 dhjetor 2020, përsëri ishte njeriu i parë i policisë malazeze në mandatin e dytë.

Gjatë karrierës së tij në krye të sektorit të sigurisë, Veselin Veljoviq shpesh është akuzuar nga partitë opozitare, disa organizata joqeveritare dhe media për mostransparencë, keqpërdorim të policisë dhe pushtetit, besnikëri të padiskutueshme politike ndaj Milo Gjukanoviqit, por edhe për përfshirje në raste të shumta të shitjes së pronës shtetërore.

Pas përfundimit të mandatit të parë, Veljoviq ka qenë këshilltar i presidentit të atëhershëm të Malit të Zi, Filip Vujanoviq, në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, ndërsa në kohën e Qeverisë së Millo Gjukanoviqit, nga viti 2014, ka qenë edhe sekretar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

You may also like