Arrestohet i dyshuari që mbajti disa pengje brenda një klubi nate në Holandë – Shqip

by admin
Spread the love

Është arrestuar i dyshuari i cili mbajti peng katër persona brenda një klubi nate në një qytet lindor të Holandës.Ngjarja kishte ndodhur kur ai hyri në Cafe Petticoat, në Ede, të shtunën herët në mëngjes duke kërcënuar se do të hidhte veten në erë, thanë mediat lokale.

Policia e evakuoi zonën, por tha se nuk kishte “indikacione për një motiv terrorist”.

Fillimisht një grup prej tre personash u lanë të lirë dhe i katërti doli rreth gjashtë orë pas fillimit të incidentit, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.Rreth një orë para se burri të arrestohej.

Pengjet janë të gjithë punonjës, tha pronari për gazetën De Telegraaf.

Banorët në rreth 150 shtëpi përreth zonës janë evakuuar dhe qendra e qytetit është mbyllur.

You may also like