Armëpushimi në Gaza! Sekretari amerikan i shtetit, tjetër vizitë në Izrael dhe në Lindjen e Mesme gjatë kësaj jave

by admin
Spread the love

Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken në përfundim të vizitës në selinë e NATO-s në Bruksel këtë javë, do të kryejë disa ndalesa shtesë në Izrael dhe në Lindjen e Mesme.

“Pas Brukselit, Sekretari Blinken do të udhëtojë këtë javë në Shkup, Izrael, Bregun Perëndimor dhe Dubai,” tha një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit.

Gjatë këtyre takimeve, Blinken do të “theksojë nevojën për të mbështetur hyrjen e shtuar të ndihmës humanitare në Gaza, për të siguruar lirimin e të gjithë pengjeve dhe përmirësuar mbrojtjen për civilët në Gaza.”

Blinken do të bisedojë gjithashtu me liderët për “të ardhmen e Gazës dhe nevojën për të krijuar një shtet të pavarur palestinez”, tha zyrtari, duke shtuar se Blinken do të synojë “të vazhdojë përpjekjet për të parandaluar përhapjen e konfliktit”.


Top Channel

You may also like