Armando Broja, në “skuadrën” që Chelsea duhet ta shesë në verë

by admin
Spread the love

Që kur Todd Boehly mori drejtimin si bashkëpronar i Chelsea-t, Blutë e Londrës kanë shpenzuar mbi një miliard euro në tregun e transferimeve. Megjithatë, rezultatet vazhdojnë të jenë tepër modeste.

Edhe këtë vit, skuadra londineze është larg Evropës, aktualisht në vendin e dymbëdhjetë në renditje, që do të thotë se londinezët nuk do të marrin pjesë në asnjë nga tri kompeticionet e UEFA-s sezonin e ardhshëm.

Pas një fushate të shfrenuar blerjesh nga ana e Chelsea-t, me një bilanc që është pak të thuash negativ, Premier League po heton për të kuptuar nëse janë respektuar të gjitha rregullat.

Për të mos marrë sanksione, siç ndodhi me Evertonin dhe Nottingham Forestin, klubi londinez është gati të shesë një skuadër të plotë verën e ardhshme.

Sipas asaj që raporton “The Sun”, janë njëmbëdhjetë lojtarë që mund të largohen nga Blutë. Tabloidi britanik tregon edhe emrat: Conor Gallagher, Trevoh Chalobah, Ian Maatsen, Armando Broja, Lewis Hall, Marc Cucurella, Malang Sarr, Thiago Silva, Romelu Lukaku, Kepa Arrizabalaga dhe Hakim Ziyech.

You may also like