Arben Taravari: Pse Bujar Osmani dhe BDI deri tani nuk e kanë bërë vetingun?

by admin
Spread the love

Kandidati i VLEN-it, për president të shtetit, Arben Taravari, në konferencën për media ka deklaruar se Bujar Osmani dhe BDI janë 22 vite në pushtet dhe nuk kanë arritur që ta bëjnë vetingun në gjyqësor.
Taravari e ka pyetur publikisht Osmanin dhe BDI-në se përse nuk e kanë bërë deri tani vetingun.
“E kam ftuar disa herë Bujar Osmanin, ajde të nënshkruajmë prej tash veting edhe për politikanët edhe për gjykatësit edhe për prokurorët. E di se disa e nënçmojnë inteligjencën e qytetarëve që nuk është mirë. Qytetarët e dinë se BDI-ja dhe Bujar Osmani 10 vite premtojnë veting dhe se bëjnë. Pse ju duhet tani edhe një mandat për ta bërë”, u shpreh Taravari, raporton SHENJA.
Ai tha se vetingun në qeverinë e ardhshme do ta bëj VLEN-i.

MARKETING



You may also like