Arben Fetai: Gjuha shqipe është zyrtarizuar shumë herë nga politikanët, por realiteti flet ndryshe

by admin
Spread the love

Drejtori i Institutit “Arben Xhaferi”, Arben Fetahu, në emisionin “Intervistë në SHENJA”, sa i përket zyrtarizimit dhe përdorimit të gjuhës shqipe, tha se gjuha shqipe është zyrtarizuar shumë herë sipas politikanëve ndërsa realiteti flet krejtësisht diçka tjetër.

“Mjafton të shkoni në qytetin e Shkupit formularet i keni vetëm në gjuhën maqedonase. Dëshironi të kyçeni si klient për ujë dhe rrymë dokumentet i keni vetëm në gjuhën maqedonase. Këto janë disa shembuj praktik me të cilat përballet qytetari çdo ditë. Pastaj mos të hyjmë në detajet e ligjvënjes në nivelin qendrore dhe lokal”, u shpreh Fetahi.

Lidhur me çështjen e gjuhës shqipe janë anketuar 1015 njerëz përmes telefonit me një mostër reprezentative.

“81.1% e të anketuarve shqiptarë mendojnë se shqipja duhet të jetë në nivel të barabartë me maqedonishten, vetëm 1.4% mendojnë se definicioni aktual duhet të ngelet ashtu, por mund edhe të mos e kanë kuptuar pyetjen”, tha Fetai.

MARKETING



You may also like