Arbana dhe Eduarti martohen në Itali, Armand Peza na tregon disa sekrete nga dasma

by admin
Spread the love

Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj kanë vendosur t’i japin fund beqarisë kësaj vere, teksa do të celebrojnë me një martesë në Toscana dashurinë e tyre disa vjeçare. Interesi është i madh për të ditur se çfarë do të ndodhë në dasmën e tyre dhe themeluesi i “Geraldina Sposa” Armand Peza ka treguar ditën e sotme në një intervistë për ‘Live from Tirana’, disa detaje mjaft të veçanta nga ceremonia.

“Sigurisht që do veshi gjëra të bukura, i ka vënë punët përpara. Shoh dëshirën e madhe të të dyve për dasmën, si të Arbanës ashtu edhe Eduartit. Punohet qetë dhe me qejf me ta. I kam miq prej kohësh, ua njoh shijet, mi dinë gustot, mi njohin dallgët.

Këtë verë është dasma. Arbana dhe Eduarti kanë një rreth të gjerë shoqërore dhe nëse do bëhej në Shqipëri do ishte një event shumë i madh por fakti që po bëhet jashtë nënkupton që do jetë diçka shumë e vogël, familjare, si dhe disa miq të përbashkët të çiftit që janë shumë pak.

Arbana është shumë e lidhur me shtëpinë dhe familjarët e saj dhe ka vendosur prioritetet në jetë, bën gjërat që shijon vetë”- tha Armandi në emisionin “Live from Tirana” në Top Albania Radio.

You may also like