Anketa “detektor”/ Televizionet burimi kryesor i informatave – qytetarët njohin lajmet e rreme! – Shqip

by admin
Spread the love

Televizionet mbeten burimi kryesor i informacioneve dhe për momentin kanë besimin më të madh nga qytetarët, thuhet në anketën e fundit që për “Detektor” e zbatoi “Instituti për hulumtime politike” – Shkup. Sipas kësaj ankete, qytetarët gjithnjë e më shumë njohin lajmet e rrejshme.

60% e të anketuarve informohen nga televizonet, 18.2% nga rrjetet sociale dhe 16.3% nga ueb-faqet, thonë rezultatet e anketës së “Detektor”. Radiot dhe gazetat renditen të fundit në këtë listë.

Televizionet mbeten mediat që kanë besueshmëri më të amdhe nga qytetarët. Në shkallën nga 1 deri 5 besimi është vlerësuar me 3.04.

Të anketuarit e kanë notuar me 2.7 arsimimin mediatik apo aftësinë për të njohur lajme të rreme dhe dezinformatat.

2/3 e të anketuarve vlerësojnë se sot ka më shumë lajme të rrejshme se sa para 5 viteve. Këtë mendim e ndajnë 71% e Maqedonasve dhe mbi 50% të Shqiptarëve.

Analiza e strukturës së moshës ka treguar se të rinjtë më shumë i njohin lajmet e rreme dhe dezinformatat.

47.6% e qytetarëve ndajnë qëndrimin se në krahasim me vendet tjera, qytetarët e Maqedonisë së Veriut më shumë u janë të ekspozuar lajmeve të rrejshme dhe dezinformatave.  

Për këtë shkak, 62.2% e të anketuarve vlerësojnë se arsimimi mediatik duhet të kyçet në procesin arsimor në arsimin fillor dhe të mesëm.

Hulumtimi për “Detektor” është zbatuar nga 21 deri 24 mars me 1.078 të anketuar. /tvklan.mk

You may also like