Andi Pajaziti e dërgojnë në QKUK, e shoqërojnë forca të mëdha policore – Shqip

by admin
Spread the love

Para disa javëve një vrasje tronditi kryeqytetin, ku mbeti i vrarë një person e u plagosën 17 të tjerë.

I dyshuari kryesor për incidentin tragjik që ndodhi para disa javësh në Bon Vivant, Andi Pajaziti, para pak ditësh është dërguar në Burgun e Sigurisë në Dyz, pas një kohe trajtim në Klinikën e Ortopedisë.

E, paraditen e sotme, Pajaziti që njihet me nofkën ‘Italiani’, është dërguar sërish në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Sinjali ka publikuar pamje, ku shihen forca të shumta policore të cilët shoqërojnë Pajazitin për në Klinikë, ku i është nënshtruar kontrolleve mjekësore, për shkak se gjendja e tij shëndetësore ende nuk është stabilizuar.

Kujtojmë se ‘Italiani’ po dyshohet për vrasjen e Kastriot Ramadanit, me të cilin fillimisht ishin përfshirë në një përleshje fizike, bashkë edhe me të dyshuarit e tjerë, Hisni Gecaj, Gëzim Zakuti dhe i arratisuri, Dukagjin Nikollaj.

Të premten Pajaziti është dërguar në burgun ku mbahen personat me rrezikshmëri të lartë.

You may also like