Analisti flet për aksionet ndaj qeverisë: Berisha nën presion të jashtëzakonshëm për të treguar forcën e tij

by admin
Spread the love

Neritan Sejamini, thotë se Sali Berisha gjendet sot nën një presion të jashtëzakonshëm, për të treguar forcë dhe për të bërë protesta.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” , analisti deklaroi se çdo përpjekje për rrëzimin e qeverisë para zgjedhjeve do të jetë e dështuar dhe se opozita ka mundësinë të vijë në pushtet në vitin 2025 dhe jo më parë.

“Opozita është një element politik i Shqipërisë, që detyrën kryesore e ka të rishpikë veten dhe të krijojë alternativë. Jam kundër opozitave që sapo humbasin zgjedhjet, duan zgjedhje të parakohshme.

Opozita e sotme është nën një presion, për hir të mentalitetit të krijuar prej vitesh. Zoti Berisha është në presion të jashtëzakonshme për të bërë diçka të dukshme.

Ne në Shqipëri dimë një metodë politikë, armiku rrëzohet. Të presësh zgjedhje dhe të flasësh me alternativa, nuk e kemi kuptuar akoma.

Të gjithë qeveritë janë rrëzuar në zgjedhje. Në 97-tën u çua populli.

Çfarë ti themi popullit, do rrëzojmë qeverinë?

Nuk ka për tu rrëzuar qeveria. Mundësia e parë që opozita ka për të ardhur në pushtet është në 2025“, deklaroi Sejamini.

You may also like