Ambasadori Hovenier në Gjakovë, fascinohet me Comoditën – eksportuesin numër një të dyshekëve në SHBA

by admin
Spread the love

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka bërë të ditur se ka vizituar sot fabrikën e njohur të dyshekëve, Comodita, në qytetin e Gjakovës.

Hovenier është fascinuar me punën që zhvillon, Comodita, si eksportuesi numër një i dyshekëve nga Kosova në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, transmeton klankosova.tv.

”Eksporti numër 1 i Kosovës në SHBA, janë dyshekët: E përfundova ditën time me një turne në fabrikën Comodita, ku këta dyshekë fillojnë udhëtimin e tyre për në Shtetet e Bashkuara. Shembull i shkëlqyeshëm se si avancimi i bashkëpunimit tregtar dhe ekonomik mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës, u sjell përfitim qytetarëve të të dy kombeve”.

Vizitën e tij në Gjakovë, ambasadori Hovenier, e bëri përgjatë një ritakimi me kryetarin e kësaj komune, Ardian Gjinin, i cili vie nga radhët e AAK-së, transmeton klankosova.tv.

”Ishte kënaqësi të vizitoja Gjakovën sot dhe të rilidhesha me Kryetarin e Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, mik shumëvjeçar dhe student i #IVLP, i cili më tregoi rreth qytetit të tij të bukur. Më pas vizitova Universitetin e Gjakovës “Fehmi Agani” për një diskutim mbi sundimin e ligjit, sigurinë dhe politikën e jashtme. Gjithmonë më pëlqen të angazhohem me studentët dhe stafin, si dhe të takoj vullnetarin tonë të Korpusit të Paqes në Kosovë që punon në Gjakovë”.

You may also like