Allegri humb Szczesny për 2 javë, portieri do mungojë ndaj Fiorentinës dhe PSG-së

by admin
Spread the love

Tekniku Allegri mund të marrë frymë lirisht, sepse dëmtimi i Wojciech Szczesny, që u detyruar të dalë para kohe nga fusha në sfidën e djeshme kundër Spezias, nuk është shumë i rëndë.

Përjashtohen fraktura apo dëmtime në kavilje për portierin e bardhezinjve, që pësoi një dëmtim kundër Spezias dhe vuri në alarm drejtuesit e Juventusit, që për shkak të dëmtimeve janë të detyruar të bëjnë pa shumë lojtarë të rëndësishëm në këtë fillim të kampionatit.

Szczesny do të mungojë me siguri për të paktën 2 javë dhe nuk do të jetë në fushë në ndeshjet e radhës kundër Fiorentinës në kampionat dhe PSG-së në Champions. / Oversport.tv

You may also like